Një vajzë 18-vjeçare është vrarë nga celulari i saj, pasi pajisja shpërtheu ndërkohë që ajo ishte duke folur.

Uma Oram nga India e kishte telefonin në karikim teksa po fliste me një të afërm kur ndodhi tragjedia.

Adoleshentja pësoi dëmtime të rënda në kokë, gjoks dhe këmbë. Ajo mbërriti e vdekur në spital në Odisha.

Fotot e telefonit që ka shpërthyer tregojnë se bëhet fjalë për një Nokia 5233, i dalë në treg në vitin 2010.