Ilaçi magjik ndodhet në shtëpitë e të gjithëve, 4 mënyra si ta përdorni për lëkurë të pastër

09/07/2020 - 08:52

Aspirinat me siguri janë të njohura për ju duke qenë se janë ndër barnat e para që zgjidhin problemet shëndetësore.

Gjithsesi përtej kësaj, çfarë do t’ju bëjë vërtet t’i përdorni ato është bota e bukurisë.

Nëse nuk keni dëgjuar më parë për maskat me aspirinë dhe të gjitha vlerat që ato i dhurojnë lëkurës, jeni në artikullin e duhur.

Kokrrat e vogla të tyre përmbajnë në sasi të mëdha një acid që quhet acetylsalicylic që vjen nga trungu i shelgut dhe ka veti antinflamatore.

Ky acid pastron aknet dhe largon papastërtitë nga fytyra duke e lënë atë të mbrojtur dhe të shëndetshme.

Para se të filloni me përgatitjen e maskave kini parasysh të bëni një test alergjie më parë mbi lëkurë duke vendosur pak aspirinë të shkrirë.

Gjithashtu nëse jeni alergjik ndaj ilaçit, nuk rekomandohet t’i përdorni këto trajtime.

Për më tepër rreth tyre lexoni artikullin më poshtë.

Mënyra e parë

Për të nisur me përgatitjen e këtij trajtimi ju këshillojmë që të zgjidhni aspirina të thjeshta që nuk përmbajnë përbërës të tjerë përveç formulës së tyre të zakonshme.

Do ju duhen 10 kokrra aspirine të vogla dhe 75 ml ujë ambienti.

Hidhini aspirinat në ujë dhe shtypini me kujdes derisa të formohet një pastë e bardhë.

Atë më pas vendoseni mbi fytyrë të pastër dhe mbajeni për 20 minuta.

Këtë maskë rekomandohet ta aplikoni një herë në javë dhe shpejt do të shikoni fytyrë të pastër e të butë.

Mënyra e dytë

Kjo maskë është perfekte për fytyrat e yndyrshme dhe me akne pasi ka veti pastruese dhe qetësuese.

Do t’ju duhen 1 lugë kafe vaj ulliri, 8 kokrra aspirinë dhe 60 ml ujë.

Përziejini të gjithë përbërësit në një enë derisa të formoni një pastë siç shpjeguam dhe më sipër dhe vendoseni masën mbi fytyrë.

Lëreni të pushojë për 15 minuta dhe më pas mund ta shpëlani me ujë të bollshëm.

Mënyra e tretë

Për të larguar njollat nga dielli dhe dëmtime të tjera ju sugjerojmë këtë mënyrë shumë efikase.

Këtu do t’ju duhet maska e parë që përgatitëm, pra 10 kokrra aspirine dhe 75 ml ujë derisa të formohet shkuma e bardhë.

Më pas shtoni pas 1 lugë çaji vaj ulliri dhe lëng limoni tek përzierja.

Vendoseni mbi fytyrë të pastër dhe lëreni për 10 minuta të pushojë më pas lajeni me ujë të ngrohtë.

Mënyra e katërt

Trajtimi i fundit është efikas jo vetëm për aknet, por edhe për trajtimin e ekzemës ndaj lexojeni me kujdes.

Për ta përgatitur do ju duhen 10 kokrra aspirine, 1 kapsulë vitaminë E, mjaltë 60 gr dhe 30 gr xhel aloe vera.

Në një enë përzieni të gjithë përbërësit duke shtypur aspirinën derisa të formohet një masë homogjene.

Më pas vendoseni mbi fytyrë dhe mbajeni për 25 minuta.

Në fund shpëlajeni më ujë të vakët.

Këto maska rekomandohet t’i përdorni një herë në javë pasi keni dalë nga dushi për të pastruar poret në thellësi./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Raporti i Princ Harry-t me mbretëreshën Elizabeth ka ngjallur përherë shumë diskutime në rrjetet sociale nga ndjekësit e pallatit mbretër

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, San Francisko, kanë shpikur një spraj hundësh me antitrupa sintetikë, të cilët besojnë se do t

Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor do të organizojë nesër në qytetin breg

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, turistët e huaj vijojnë të zgjedhin qytetin bregdetar të Durrësit për të kaluar pushimet.

13 gushti është dita e mëngjarashëve dhe këtë e feston 10% e popullsisë së botës.

Në më pak se 7 muaj, që kur kanë braktisur titujt zyrtarë dhe Mbretërinë e Bashkuar, Harry dhe Meghan ndërrojnë për herë të tretë vendban

Lucky Kelsall, 37 vjeçe, i bëri një premtim burrit të saj që ishte në prag të vdekjes, se me të do të bënte një djalë.

Sipas astrologjisë, këto shenja të horoskopit mund të kenë shoqëri të gjata dhe të jenë besnikë në raportin me njëri-tjetrin, keshtu qe k

Vetëm pak kohë më parë, moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit, Donald Veshaj vendosën të bënin publike lidhjen e tyre të dashurisë

Dwayne “The Rock” Johnson u emërua aktori më i paguar, për të dytin vit me radhë, shkruan revista Forbes.