Imazhi në qiell mahnit banorët

16/05/2019 - 20:26

Një imazh i pabesueshëm që duket si Jezu Krishti është kapur në qiellin e Argjentinës. Fotoja u bë në qytetin e San Salvador de Jujuy dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale. Ajo u realizua nga Monica Aramayo, e cila e bëri foton me telefon celular. Në imazh shihen rrezet e diellit që kanë depërtuar retë, duke formuar një figurë që duket sikur ka hapur krahët.

Përdoruesit në rrjete sociale e krahasuan me portretin e Jezu Krishtit, në veprat e artit të Rilindjes.

Fotoja solli reagime të shumta. Një përdorues në rrjetet sociale shkruajti: “Së shpejti Zoti do të vijë për ne dhe ne duhet të jemi gati”. 

“Faleminderit për imazhin që na lejon të vazhdojmë në rrugën tonë dhe të kemi më shumë shpresë për të nesërmen”, shkruajti një tjetër.

Sigurisht që imazhi nuk i mahniti të gjithë: “Unë personalisht shoh vetëm rrezet e diellit që dalin nga retë, por njerëzit shohin atë që duan të shohin”, shkruajti një tjetër përdorues.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të ndahesh nga partneri/partnerja nuk është diçka e lehtë, sidomos kur nuk jeni të sigurt për vendimin që po merrni.

Dukesha e Kembrixhit është gjithmonë në super formë fizike!

Fotoja e dy majmunëve të vegjël të kapur pas njëri-tjetrit, tërhoqi vëmendjen e botës në fillim të vitit të kaluar.

Një grua kishte shkuar në një market për të bërë pazar, por u përball me një skenë aspak të këndshme.

Producenti i Hollywood, Harvey Weinstein raportohet se ka arritur një marrëveshje paraprake prej 44 milionë dollarësh me një pjesë të gra

Modelja braziliane Fernanda Liz dukej rrezëllitëse në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.

Gjatë prezantimit të filmit, "Mektoub, My Love" në festivalin e filmit në Kanë ka ndodhur diçka e pazakontë.

Më 21 maj, Dielli la shenjën e tokës Demi dhe u pozicionua në shenjën e “gjallë” dhe të paqëndrueshme ajri Binjakët.

Vetëm pak kohë më parë dukesha Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë me vogëlushin Archie.