Një furgon me të cilin po udhëtonin aktori Ermal Mamaqi dhe sopranoja Inva Mula është djegur në Tropojë.

Përmes një postimi në Instagram, Ermali njofton se askush nuk është lënduar, ndërkohë që përcjell pamjet e furgonit, të përfshirë në flakë. Brenda disa minutash, aty mbërritën zjarrëfikësit për të parandaluar zjarrin të mos digjte pyjet përreth.

Mamaqi thotë se edhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa si grup po vijojnë udhëtimin për Tropojë.

Postimi i plotë i Ermalit:
“Miq, për shkak të disa lajmeve që janë përhapur…

Ju njoftoj që jemi të gjithë mirë. Ishim kaq shumë njerëz me energji pozitive sa shpërtheu furgoni.

Jemi rrugës për Tropojë. Gëzuar Bajramin”.

 
 
 

 
 
 
 
 

 
 

 
 
 

 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on