Përhapja e koronavirusit vazhdon me ritme mjaft të shpejta në vende të ndryshme të botës. Së fundmi edhe prezantuesi i njohur amerikan, Andy Cohen, përmes një postimi në Instagram njoftoi se ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

“Pas disa ditësh vetëkarantinim dhe duke mos u ndjerë mirë, unë kam rezultuar pozitiv me coronavirus. Tani do të përqëndrohem të bëhem më mirë. Dua të falënderoj të gjithë profesionistët mjekësorë, që punojnë pa u lodhur për të gjithë ne dhe i bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten e tyre”.

Cohen është drejtues i programit “Watch What Happens Live” dhe  babai i djalit 1-vjeçar, Benjamin.