Infermierja greke gjen portofolin me 500 euro të nënës shqiptare, ja veprimi i saj që habiti të gjithë

20/02/2020 - 08:54

Një infermiere greke 34-vjeçare, Stavroula Metaxakis, nga Viannos i Kretës gjeti portofolin me 500 euro të një nëne shqiptare, teksa ishte duke bërë blerje në një dyqan.

Siç raportojnë mediat greke, infermierja gjeti në dysheme një çantë femre me më shumë se 500 euro brenda.

Ajo mendoi se gruaja që e humbi do ta kërkonte, duke u rikthyer menjëherë në dyqanin ku kishte bërë pazar.

Infermierja priti dy orë të tëra pranë vendit ku gjeti çantën, derisa pa një nënë me tre fëmijë, e cila ishte shumë e shqetësuar.

"E kuptova që ishte çantë e saj. Iu afrova dhe e pyeta nëse ajo kishte humbur ndonjë gjë. Ajo më vështroi në sy me intensitet dhe u përgjigj se kishte humbur portofolin. Kur i thashë që e kisha gjetur ajo u gëzua dhe më puthi duke thënë faleminderit", tregon 34-vjeçarja.

Më tej infermierja thotë se e kishte kuptuar që nëna me 3 fëmijë ishte me origjinë nga Shqipëria.

"Nuk prisja që dikush të gjente portofolin e saj dhe të priste dy orë derisa t’i dorëzonte atë që e humbi", ka thënë ajo.

"Unë e di se sa shumë i duhen këto parave një nënë 32-vjeçare, si Olisa, duke rritur tre fëmijë të vegjël", është shprehur 34-vjeçarja.  

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Karantina ka lënë edhe një nga futbollistët më të mirë në botë pa berber.

Familja Kennedy është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë pasi mbesa e Robert Kennedy është zhdukur së bashkë me djalin e saj të vog

Ditën e diel, përveçse të gjithë ishim të detyruar ta kalonim në karantinë, edhe moti nuk premtoi shumë.

Vajza 19-vjeçare e boksierit Floyd Mayweather, Iyanna është arrestuar për sulm të rëndë me armë vdekjeprurëse, pasi kishte goditur një gr

Një infermiere nga Anglia, Shirley Watts, ka postuar një video mjaft prekëse në rrjetet sociale.

Avokado kombinon fuqitë e saj me vetitë anti-inflamatore të mjaltit dhe fuqinë qetësuese të tërshërës dhe i jep lëkurës sonë hidratim dhe

Edhe pse të gjithë jemi të vetëdijshëm që gjatë pandemisë së koronavirusit është çështje kyç të mbahet higjiena dhe rregullisht të dezinf

Shkencëtarët që bënë klonimin e parë të suksesshëm në botë, duke krijuar delen Dolly, thuhet se janë në bisedime me qeverinë britanike pë