Nga Arben Manaj

Çdo të enjte në orën 20 të mbrëmjës, e tërë Britania ndalon dhe që nga Kryeministri e deri te fëmijët e vegjël bashkë me prindërit, ndërpresin gjithçka dhë dalin në rrugë për të duartrokitur punonjësit e shëndetësisë në shenjë mirënjohje.

Por media britanike dhe ndërkombëtarë ka fiksuar një infermiere shqiptare, pikërisht Nevila Selmanin, e cila po shndërrohet në modelin mediatik të kësaj shëndetësie, punonjësit e së cilës, edhe ata ua kthejnë mirënjohjen e tyre për respektin e publikut britanik.

Fotot e Nevila Selmanit, dhe ekspresioni i saj fotozhenik, e fiksuar nga fotografet dhe paparacet britanik, shprehin me se mire boten e brendshme dhe miresine ne formen me te arrire artistike te asaj qe shendetesia britanike perfaqeson.

Fotot e saj kane bere xhiron e botes  ku nga mbulimi i BBC, ITV-s, SKY NEWS, gazetave , The Telegraph, The Guardian, tabloidet The Daily Mail, The Sun, agjensia e madhe e lajmeve Reuters dhe deri ne Kine, tek China Daily.

Nevila Selmani si shume mjekë dhe infermiere shqiptare kane dhene nje kontribut te cmuar, me nje modesti te admirueshme, ne perballimin e Pandemise ne Britani.

E arsimuar ne Britani, ajo eshte e punesuar ne nje nga spitalet me te njohur privat ne Londer, por u rikthye perkohesisht ne vijen e e frontit te Sherbimit Kombetar Shendetesor britanik, NHS, ne spitalin Chelsea and Westminster te Londres, per te bere ate qe ajo e ka passion dhe di ta beje me mire; per te shpetuar jete njerezore.

Te gjithe ata qe e njohin kete vajze shqiptare ndihen krenar per origjinen e tyre etnike e cila eshte shembull i heshtur, por mjaft i fuqishem i krenarise se te qenit shqiptar te ndershem, te integruar sukseshem ne shoqerine e sofistikuar britanike.