Përmbytja e rrugëve të Durrësit nga reshjet e shiut të pasdites së sotme është ironizuar nga blogeri durrsak, Olti Curri.

Curri ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, nga situata mjaft e rëndë e krijuar në qytetin bredgetar, të cilën e shoqëron me shprehjen: “Po na zë deti. Gjithsesi no problem ne kemi Velierë. Durrësi me një lugë ujë përmbytet… nuk kuptoj si nuk mbytet ai Gjush se sa i gjys Pita Pita është!!”.