Ironia therëse, lokali "falenderon" Edi Ramën për falimentimin (FOTO)

28/05/2020 - 21:07

Masat e forta shtrënguese të marra nga qeveria për parandalimin e koronavirusit kanë paralizuar dhe “infektuar” disa nga sektorët e ekonomisë shqiptare.

Më i godituri është sektori i shërbimeve dhe disa degë të industrisë që u mbyllen plotësisht. Goditje të madhe kanë marrë edhe lokalet dhe restorantet që qëndruan të mbyllura deri para një jave.

Madje njëri prej lokaleve në Tiranë, thotë se ka falimentuar dhe për këtë falenderon kryeministrin Edi Rama. Në hapësirat përreth lokalit, pronari ka ngjitur disa postera me figurën e kryeministrit ku shkruhet: Faleminderit për falimentin!

Sipas ekspertëve, ky vit parashikohet të jetë një vit i vështirë për shqiptarët dhe me shumë “dhimbje ekonomike”.

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Banka Botërore bëri parashikim të zymtë për ecurinë e ekonomisë shqiptare këtë vit. Institucioni financiar ndërkombëtar vlerëson se ekonomia shqiptare do të bjerë si pasojë e koronavirusit me 5%. Ky është parashikimi për skenarin bazë, pasi nëse kriza zgjat në kohë, atëherë tkurrja e ekonomisë shqiptare mund të arrijë deri në 6.9%.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shfaqen delfinët në bregdetin e Currilave në Durrës!

Një ngjarje tragji-komike i ka ndodhur një gjermani, i cili kishte zgjedhur të kalonte pushimet në Ulqin.

Zindzi Mandela, vajza e udhëheqësve të Afrikës së Jugut Nelson dhe Winnie Mandela, ka ndërruar jetë papritur në moshën 59-vjeçare.

Ndahet nga jeta Kelly Preston, bashkëshortja e John Travolta.

Një familje e njohur aktorësh në Indi ka rezultuar pozitive nga testi i koronavirusit Covid-19.

Nëse do të ishte gjallë, Princeshë Diana do të ishte sot 59 vjeçe.

Rober Irwin është një figurë e njohur televizive në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë që të gjithë instancat shtetërore e shëndetësore po bëjnë thirrje për distancim social, në veçanti në klube e lokale, me sa duke

Një protestë e pazakontë është shënuar në Hamburg të Gjermanisë, ku punëtoret e seksit kanë kërkuar që bordellot të mos mbyllen në periud

Të gjitha femrat e dinë që kurrsesi nuk mund të ndodhë që puçrrat, pikat e zeza dhe ato dhjamore të bardha të zhduken brenda natës, por m