MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e Jeff Bezos është martuar për herë të dytë. Pas divorcit në 2019, 50-vjeçarja i është kushtuar aktivitetit filantropik, së bashku me të fejuarin e saj të ri Dan Jewett.

Sipas burimeve që kanë folur me Wall Street Journal, Scott i ka thënë ‘po’ profesorit të shkencave të një shkolle në Seattle.

Sipas Forbes. ajo ka një pasuri prej 53 miliard dollarë. Bezos i la një pasuri shumë të madhe ish-bashkëshortes së tij, që i ka kushtuar pjesë të pasurisë së saj në aktivitete filantropike, aktivitet që e vazhdon edhe bashkëshorti i saj i ri.