Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Flamur Çelaj ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video ku shfaqet me armë në dorë.

Nëpërmjet videos së publikuar në “Instagram”, Çelaj ka treguar pasionin e tij për qitje. Bashkëngjitur me postimet që ish-deputeti ka bërë shkruan: “Dita e fushës së qitjes”.

Siç vihet re edhe nga pamjet ai duket shumë i përqendruar dhe kërkon që të filmohet teksa gjuan në shenjë.

 

Shooting Range Day

A post shared by Flamur Çelaj (@flamurcelaj) on