Ish-mbreti spanjoll lë gruan dhe arratiset me të dashurën sekrete

15/08/2020 - 16:12

Një eksperte e familjes mbretërore të Spanjës tha dje se ish-mbreti i vendit, 82 vjeçari Juan Carlos, është larguar drejt Abu Dhabi me të dashurën e tij të vjetër.

Personazhi i përfshirë disa herë ne skandale është larguar me të dashurën e tij të 40 viteve dhe po qëndron në suitën presidenciale 10,000-euro nata në Abu Dhabi.

Autorja mbretërore spanjolle Pilar Eyre thotë se gruaja e tij Sofia nuk ka fjetur kurrë në një dhomë me të që kur e kapi me një grua tjetër gjatë një udhëtimi gjuetie në vitin 1976, ndërsa tani ajo po qëndron me familjen e saj në Mallorca.

Eyre shton se e dashura e tij i është bashkuar për pushimet e verës në Lindjen e Mesme pas vendimit të tij të muajit të shkuar për t’u larguar nga Spanja.

Ajo shkruan më tej në revistën Lecturas: “Mbreti nuk është vetëm. Mikesha e tij besnike e 40 viteve është me të. Ajo është personi që i fal gjithçka, e shoqëron dhe e mbështet gjithmonë. Ata kanë kaluar gjithçka bashkë dhe do të kalojnë të ardhmen dorë për dore. Juan Carlos, i cili ka qenë mjaft kurajoz në raste të tjera, tashmë duhet të shfaqet publikisht me të, ai i detyrohet kaq asaj ashtu si dhe ne.”

E dashura sekrete e ish-mbretit ende nuk është emëruar, por historiani spanjoll Amadeo Martinez Ingles thotë se është një grua që ka pasur rreth 5,000 të dashur gjatë gjithë jetës.

Një rrjet spanjoll pretendonte se e dashura sekrete e mbretit mund të jetë Marta Gaya, një stiliste e lindur në Mallorca që njihet ndryshe si “dashuria e jetës së tij”.

Largimi i ish-mbretit nga vendi ndjen në një kohë skandali korrupsioni në familjen mbretërore.

Të dielën protestues në Madrid bënin thirrje për fundin e monarkisë dhe një sondazh i grupit SigmaDos zbuloi se 63% e pjesmarrësve besonin se ishte e gabuar që Juan Carlos është larguar nga vendi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gashi po sjell një tjetër hit që është pjesë e albumit 1984.

Nusret Gokçe, një ndër shefat më të famshëm të kuzhinës, duket se është përfshirë në disa telashe.

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një mësuese në Kinë, me akuzat për helmimin e 25 fëmijëve, njëri prej të cilëve vdiq.

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta në Itali, në moshën 83-vjeçare, dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi. Disa orë pas ndarjes

Ova dhe Memo përlotën të gjithë botën, duke bërë që filmi të korrte sukses menjëherë. 

Chrissy Teigen është dërguar në spital për shkak të problemeve me shtatzeninë e saj.

Regjisori, James Cameron ka deklaruar se xhirimet e filmit “Avatar 2” kanë përfunduar.

32-vjeçari nga Franca, Anthony Loffredo e ka mbuluar trupin e tij me tatuazhe dhe pirsing në mënyrë që të duket si një alien i vërtetë.

Një djalë 6-vjeçar ka ndërruar jetë në qytetin e Teksasit, pasi  një lloj paraziti i quajtur ameba i ka shkatërruar trurin.

Ish-presidenti amerikan Barack dhe Michelle Obama janë njerëzit më të admiruar në botë, sipas një sondazhi nga ”YouGov Opinion Research I