Agnesa Vuthaj prej kohësh është fokusuar në biznesin e saj.

Agnesa, e cila vite më parë është kurorëzuar me epitetin e më të bukurës, duke u zgjedhur “Miss Albania”, ka dhënë një intervistë për “Bordo.al”, ku rrëfeu rrugëtimin nga fillimi i karrierës deri më tani.

Agnesa ka treguar edhe punën e parë që ka bërë, ishte marrë me shkrime për një revistë në shkollën e mesme, madje tregoi edhe shumën sa ishte paguar.

“Puna ime e parë ka qenë në shkollën e mesme, me disa aktivitete rinore dhe shkruaja shkrime për një revistë për të rinj. Jam paguar 50 euro në muaj”, ka thënë Agnesa.