Ish-modelja tregon për The Guardian se si tentoi Trump ta përdhunonte

17/09/2020 - 19:43

Faqja e Wikipedias që i kushtohet akuzave të abuzimit seksual kundër Donald Trump sapo është pasuruar me një viktimë të re. Amy Dorris, një ish-modele amerikane 48-vjeçare, foli për të përditshmen The Guardian: ajo akuzoi miliarderin për sulmin seksual të saj në shtator 1997 në Nju Jork.

24-vjeçarja Amy Dorris, e cila jeton në Florida, kaloi disa ditë në Nju Jork me të dashurin e saj Jason Binn, themelues i disa revistave mode dhe mik i Donald Trump. Më 5 shtator, pas një ndalese në Kullën Trump në Manhattan, çifti shkoi, në shoqërinë e manjatit të pasurive të patundshme, në turneun e tenisit US Open, i vendosur në lagjen Queens, ku Trump kishte prenotuar një llozhë VIP

Në intervistë për The Guardian, Amy Dorris pretendon se Trumpi i ishte afruar në mënyrë kërcënuese jashtë tualetit në sektorin VIP gjatë turneut që ishte mbajtur në Nju Jork më 5 shtator të vitit 1997.

Gruaja që në atë kohë ishte 24 vjeç e akuzon Trumpin se i ka lëpirë buzet, e ka sulmuar në tërë trupin dhe e ka mbajtur në një mënyrë që nuk mund të ikte.

Amy Dorris thotë se ajo shkoi në banjën që ishte e  ndarë nga llozha për të rregulluar lentet e saj të kontaktit. Kur ajo doli jashtë, Trump e priste aty: “Fillimisht, unë mendova se ai ishte duke pritur për të shkuar në tualet, por për fat të keq nuk ishte kështu”. Pas një shkëmbimi të shkurtër, rrëfen ajo, miliarderi e godet me këmbë: «Ai më futi gjuhën në gojë dhe unë po përpiqesha ta largoja. Pastaj më shtrëngoi duke më përqafuar. Duart e tij ishin të papërmbajtura, në vithe, gjoks, shpinë, kudo”.  “Jo, të lutem ndalo”, kujton ti ketë thënë ajo Trumpit, 51 vjeç në atë kohë, por “ai nuk donte t'ia dinte”.

“Ai thjesht mu hodh sipër dhe unë e shtyva”, tha ajo.

“Unë isha e shtrënguar në krahët e tij dhe nuk mund të dilja dot. Nuk e di si e quani kur i fusni gjuhën dikujt deri në fyt. Unë e shtyja e kafshoja dhe mendoj se mund t’ia kem lënduar gjuhën”, shtoi ish-modelja.

Pas sulmit të pretenduar, Amy Dorris, “e tronditur”, bashkohet me të dashurin e saj dhe të ftuarit e tjerë. “Unë thjesht u përpoqa të flisja normalisht me të gjithë dhe të kaloja mirë sepse, nuk e di pse, ndjeva presionin për t’u sjellë kështu”. Në ditët që pasuan, ajo e takoi Donald Trump disa herë, në Trump Twer, përsëri në US Open, dhe më pas në një ceremoni në kujtim të Gianni Versace, i vrarë disa javë më parë. Ajo u takua me disa të famshëm, të ftuar gjithashtu nga miliarderi, përfshirë Lenny Kravitz, Puff Daddy dhe Leonardo DiCaprio. Nëse Trump nuk më ngacmoi përsëri ai vazhdonte të më gjuante tërë kohës.

Pse e takuat përsëri pas kësaj ngjarjeje e pyet Guardian. “Unë isha nga Florida dhe isha me Jason. Nuk kisha para, as vend për të shkuar. Ne po shkonim nga një ngjarje në tjetrën, ishte një shakullinë"- përgjigjet ajo, duke shpjeguar se duhej kohë për të përpunuar atë që i kishte ndodhur.

Njëzet e tre vjet më vonë, Amy Dorris, nënë e dy vajzave adoleshente, ka vendosur të flasë publikisht. “Vajzat e mia do të bëhen së shpejti 13 vjeçe dhe unë dua që ato të dinë se askush nuk lejohet të na bëjë diçka që ne nuk duam […]. Unë dua që ato të shohin që unë nuk isha e heshtur dhe se unë u ngrita kundër dikujt që bëri diçka të papranueshme”. Nëna e dy vajzave binjake tha se në vitin 2016 e ka shqyrtuar mundësinë që të flasë publikisht për këtë incident, kur disa gra të tjera i bënë publike akuzat e ngjashme kundër kandidatit të atëhershëm për president të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ajo tha se vendosi të mos e bënte këtë pjesërisht për shkak se mendonte që do ta lëndonte familjen.

Në shtetin e Nju York-ut, ngjarjet e përshkruara nga Amy Dorris janë parashkruar pas pesë vjetësh.

Përmes avokatëve të tij, presidenti amerikan mohoi me shprehjet më të fuqishme se ndonjëherë e ka sulmuar Dorrisin apo se është sjellë në mënyrë jo të duhur ndaj saj.

Ndërsa për të provuar takimin me Trumpin, Dorris tregoi biletën për turneun “US Open” dhe gjashtë fotografi ku ajo shihet me Trumpin gjatë gjashtë ditëve në Nju Jork.

Që në vitet 1970, Donald Trump është akuzuar për përdhunim, sulm seksual ose ngacmim nga dhjetëra gra. Nga këto akuza të shumta, vetëm dy janë bërë publike para kandidimit të tij për Shtëpinë e Bardhë, veçanërisht nga gruaja e tij e parë, Ivana Trump, e cila e akuzoi atë për përdhunim gjatë procedurave të divorcit në 1989, para se të tërhiqej.

Viktimat e tjera të pretenduara janë paraqitur që nga viti 2016, veçanërisht pasi një video nga Access Hollywood ku Trump mori pjesë në 2005, u shfaq pak para zgjedhjeve. Në një bisedë vulgare dhe misogjine, Trump mburrej me puthjet e “menjëherëshme që u bëntë grave” pa pritur ndonjë pëlqim. “Kur je yll, ato na lënë ta bëjmë. Ne mund të bëjmë çfarë të duam. Kapi ato nga zou. Ne mund të bëjmë çfarë të duam”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Punonjësit e Muzeut Egjiptian në Kajro përfunduan në gjyq për akuzat e ngjitjes në një mënyrë ”false” të mjekrës së Tutankhamonit.

Shkencëtarët kanë zbuluar një asteroid gjigand që përmban mjaftueshëm metal sa për të bërë miliarder këdo në Tokë.

Numri i koalave në të gjithë shtetin australian të Uellsit të Ri të Jugut është në rënie të qëndrueshme për shkak të stresit në sistemin

Ish-bashkëshortja e Raoul Bova, Chiara Giordano po përjeton një histori të re dashurie me balerinin e njohur të spektaklit më të ndjekur

Shkencëtarët kanë zbuluar një molekulë jashtëzakonisht të rrallë të bazuar në karbon në atmosferën e hënës së Saturnit Titan që mund të e

Andrra Destani dhe Sinan Hoxha ngelen një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Gjithashtu Andrra, është mjaft aktive në rrjete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 55-vjeçare me profesion terapiste vrau dy vajzat e saj binjake 7-vjeçare teksa këto të fun

Në vitin 1980, paleontologët nga Universiteti “ California Riverside” vizituan Ishullin Seymour, pjesë e në zinxhiri ishullor në Gadishul

Një prej personave më të famshëm në Instagram, milioneri Gianluca Vacchi dhe e dashura e tij Sharon Fonseca 25 vjeçare, janë bërë prindër