Një ish-pjesëtare e grupit Pussycat Dolls, ka nxjerrë në dritë një histori tronditëse. Kaya Jones, e cila është bashkuar me Pussycat Dolls në 2003 dhe u largua 3 vite më vonë,  pohoi se  grupi i famshëm muzikor në fakt ishte një rrjet i mirëfilltë prostitucioni, në të cilin vajzat kaloheshin dorë më dorë mes drejtuesëve të fuqishëm të industrisë muzikore.

33-vjeçarja tregoi se asaj iu desh të tërhiqej për shkak të kërkesave ‘të sëmura’ seksuale që i bëheshin, duke hequr dorë nga ëndrra e saj dhe kontrata 13 milionë dollarëshe.

Deklarata e saj është cilësuar si një ‘gënjeshtër e shëmtuar’ nga themeluesja e grupit, Robin Antin, e cila u shpreh se Jones thjesht po kërkon 15 minutat e saj të famës.

Jones gjithashtu akuzoi themeluesen si pëgjegjëse për vetëvrasjen e një vajze të një tjetër grupi që ishte nën menaxhimin e saj dhe rrëfeu se nuk kishte bërë denoncime për shkak të kërcënimeve.