Një analist special për televizionin “TVT” dhe radion “Brasil Actual” për të komentuar ndeshjet e Brazilit. Bëhet fjalë për ish-presidentin Luiz Inacio Lula da Silva, i cili nga prilli i vitit të kaluar po vuan dënimin në burg prej 12 vitesh për korrupsion.

Por kjo nuk do ta ndalojë që ai të jetë protagonist në këtë kompeticon për të dhënë mendimet e tij në lidhje me formacionin e shtetit të tij, që është pretendent për të triumfuar.