Ish-mbrojtësi i kombëtares franceze, Adil Rami, para disa kohësh ishte në një lidhje dashurore me aktoren 52-jeçare Pamela Anderson. Ish-qendërmbrojtësi i Milanit dhe Marseille pati një lidhje dy vjeçare me bukuroshen e Baywatch, para se t’i jepnin fund lidhjes së tyre në vitin 2019.

Asokohe Pamela e akuzoi futbollistin për tradhti dhe për dhunë të ushtruar ndaj saj, pretendime të cilat janë hedhur poshtë nga 34-vjeçari. Rami për herë të fundit ka luajtur në kampionatin rus në radhët e Sochi. Sakaq, ish-shoku i tij i tij tek ekipi rus, Aleksandër Kokrin u shpreh se Rami mburrej në dhomat e zhveshjes për marrëdhënien intime me Anderson.

“Rami na tha shumë gjëra interesante në lidhje me Pamela Anderson. Të gjithë ishim të interesuar për jetën tyre seksuale. Rami na tha se me Pamelën ka përjetuar seksin më të mirë të jetës. Madje shtoi se kanë bërë seks 12 herë në një natë të vetme”, u shpreh Kokrin.