Ish-të dashurit i dhanë 50 mijë paund për kirurgji plastike

15/03/2019 - 17:16

Një 24-vjeçare ka zbuluar se ish-të dashurit e saj kanë paguar çdo gjë që të ketë “pamje perfekte si kukull Barbie” përmes ndërhyrjeve kirurgjikale.

Paulina Candy e cila jeton në Londër, e bëri ndërhyrjen e parë në moshën 18-vjecare në gjoks. Pas kësaj, pati të tjera operacione në të pasme, buzë, faqe dhe hundë që kushtuan plot 50 mijë paund.

“Partnerët e mi të mëparshëm ishin shumë të lumtur për jetën tonë seksuale dhe më inkurajuan që të bëhem më e madhe dhe më ndihmuan financiarisht që të kem përmasa gjigande. Gjithmonë kam patur problem që të gjej personin e duhur në një lidhje, gjë që është shumë e gabuar rreth të qenit shumë seksuale. Njerëzit thonë se dukem si pornostare. Unë dua të jem e tillë vetëm për një person. Kam një numër të madh meshkujsh që duan të dalin me mua, por për momentin jam beqare”, tregoi ajo për “Femail”.

Të gjitha shpenzimet i mbulonin meshkujt, të cilët i jepnin kurajo të bënte më shumë ndërhyrje. Paulina shtoi se ndjek dietë strikte për të ruajtur linjat pasi ka dashur gjithmonë të dukej si një kukull

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka besime të ndryshme rreth Zanave: disa i quajnë engjëj të një shkalle më të vogël, të tjerë demonë dhe akoma më tej, shpirtra…

Aktori i humorit Ermal Mamaqi i shoqëruar nga këngëtarja Elvana Gjata kanë kaluar në tapetin e kuq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit n

Japonia ka filluar testimin e trenit më të shpejtë ndonjëherë. 

Antarktida perëndimore po përballet me shkrirjen e akullnajave për shkak të ngrohjes së ujit të detit.

Meghan Markle dhe princi Harry sot festojnë njëvjetorin e martesës.

Festë e madhe e Bayernit për titullin e fituar në javën e fundit të Bundesligës.

Hëna e plotë e majit njihet zakonisht si hëna e luleve për shkak të të gjitha lulëzimeve këtë muaj.

Arnold Schwarzenegger u sulmua pas krahëve gjatë një eventi në Johannesburg, në Afrikën e Jugut.