Ishte prekur nga gripi, 17-vjeçari humb jetën ndërsa po fliste në telefon me mikun e tij

13/01/2018 - 19:32

   Po qëndronte në shtëpi sepse ishte me grip dhe po fliste në telefon me një shokun e tij kur vdiq.

Është ndarë kështu nga jeta 17-vjeçari italian Matteo Carmignato, nga Firence, i cili gëzonte shëndet të plotë.

Familjarët e adoleshentit u njoftuan pikërisht nga shoku i djalit të tyre, me të cilin ai po fliste në telefon në momentin kur u ndje keq.

Miku i tij tentoi disa herë t’i ritelefononte, por ndërsa 17-vjeçari nuk po përgjigjej, shoku i tij u telefonoi prindërve, pasi parandjeu se diçka kishte ndodhur.

Por që Matteo të ndahej në këtë mënyrë nga jeta, askush nuk e priste.

Ai kishte qenë përherë shumë mirë me shëndet dhe ishte një talent në futboll.

Prej disa ditësh ishte me temperaturë dhe kishte të gjitha simptomat e gripit të zakonshëm.

Autoritetet mjekësore presin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkakun që ndaloi së rrahuri zemrën e 17-vjeçarit. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për këngëtaren Rezarta Shkurta, dita e sotme është një nga më të bukurat, pasi vogëlushja e saj Hera feston ditëlindjen.

Victoria dhe David Beckham janë përballur me një situatë aspak të dëshiruar teksa shtëpia e tyre e pushimit në fshat është tentuar të gra

Një nënë dhe foshnja e saj fluturuan në ajër, pas shpërthimit të rrotës së një automjeti mallrash.

Cristiano Ronaldo doli dje në një konferencë për shtyp para mediave, ku foli për sfidën e ditës së sotme, atë mes Mançester Junajtid dhe

Një shtetas turk është në probleme me ligjin, për shpërdorimin e linjës së emergjencës së policisë.

Para pak minutash, në media ka qarkulluar një lajm që i ka habitur të gjithë.

Një studente 21-vjeçare nuk mundi të përjetonte dot stresin që kaloi në qeli për një aksident rrugor që kishte shkaktuar, duke i dhënë fu

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku e shohim në Bjeshkët e Nëmuna.

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, apo ajo që pritet të jetë edhe mbretëresha e ardhshme e Britanisë, duket se ka probleme me fustanet

Kjo foto e bërë nga NASA në Antarktikë ka mahnitur jo pak njerëz. Ajsbergu është një drejtkëndor i rregullt, si i prerë me thikë.