Një ishull i largët brazilian edhe pse ka ndaluar lindjet e fëmijëve, këtë fundjavë banorët kanë festuar lindjen e foshnjes së parë në 12 vjet.

Sipas BBC, ishulli Fernando de Noronha, 370 km (230 milje) nga qyteti i Natalit, ka rreth 3.000 banorë, por nuk ka maternitete.

Një grua e cila nuk dëshiron ta bëjë emrin e saj publik por mendohet të jetë 22-vjeç, lindi një vajzë të shtunën në ishull. Ajo thotë se nuk ishte në dijeni për shtatzëninë e saj dhe se ishte e shokuar.

"Të premten në mbrëmje kisha dhimbje dhe kur shkova në banjë pashë diçka që po zbriste në mes të këmbëve të mia", thuhet në faqen e internetit O Globo. "Atëherë babai i fëmijës erdhi dhe e mori atë, ishte një foshnjë, një vajzë, unë isha e shokuar".

Për të festuar lindjen e rrallë, banorët lokalë tani po ndihmojnë familjen duke dhuruar rroba për vajzën. Për shkak të shterimit të rezervave, autoritetet nuk lejojnë shtimin e popullsisë.