Islanda…shteti me çmimet më të shtrenjta në të gjithë Europën

22/07/2019 - 07:40

Nuk është vetëm peshku që është i kripur në Islandë. Një natë në hotel, një drekë, një veshje apo një biletë autobusi kushtojnë mesatarisht më shtrenjtë, ose shumë më shtrenjtë, se kudo tjetër në Europë.

Në ishullin në jug të Arktikut, çmimet e konsumit janë mesatarisht 56% më të larta se pjesa tjetër e Europës në 2018-n, duke e renditur Islandën shtetin më të shtrenjtë përpara Zvicrës (52%), Norvegjisë (48%) dhe Danimarkës (38%), sipas të dhënave të Eurostat të përditësuara në fund të qershorit.

Përpara nisjes së tij për në Islandë, Quint Johnson i ardhur nga SHBA-ja me familjen e tij për një javë pushime, kishte bërë disa kërkime për të shmangur surprizat e pakëndshme.

Por ishte diçka që nuk e priste në momentin e mbërritjes për këtë student 22-vjeçar, i cili zbuloi çmime pikante.

‘’Pizza Margerita e afishuar me çmimin e 2.400 koronave, ose afërsisht 17 euro gota e verës, një gotë birrë standarde rreth 7 euro…Kjo është një diferencë e madhe në çmim krahasuar me atë që jam mësuar më parë’’, shprehet  Quint.//ATSH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Stafi drejtuesi i një spitali ka pranuar zyrtarisht se mjekët operua një grua, teksa kjo e fundit ishte e ndërgjegjshme duke i shkaktuar

Ende pa mbaruar 2019-a, të gjithë jemi gjithë sy e veshë se ç'do të sjellë viti pasardhës, por para se të sjellim për ju horoskopin vjeto

Hulumtuesit sugjerojnë, që në paketimet e ushqimeve duhet të shkruhet se sa kohë dhe ushtrime fizike duhet të bëjë një person, që t’i dje

Marsela Çibukaj është një ndër këngëtaret shqiptare që ka spikatur me zërin e saj dhe është bërë tashmë shumë e dashur për publikun.

Revista Time e ka shpallur aktivisten kundër ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, person të vitit.

Nëse doni të mbani trupin tuaj në formë, shkoni në palestër. Ndërsa nëse doni të ushtroni trurin tuaj, dëgjoni muzikë.

Kryebashkiakja e qytezës franceze të La Gresle, Izabel Dugele ka dhënë një urdhër të pazakontë:

Dita prej tetë orësh e punës u krijua gjatë Revolucionit Industrial si një përpjekje për të ulur numrin e orëve të punës manuale që punët

Atmosfera e festave të fundvitit ka nisur të ndjehet në McComb, Mississippi.