Një ngjarje tragji-komike i ka ndodhur një gjermani, i cili kishte zgjedhur të kalonte pushimet në Ulqin. Gjatë një interviste për “Tv Teuta”, turisti u pyet sesi kishte kaluar pushimet dhe sesi ia kishte dalë që të hynte në pikën kufitare.

I riu gjerman tha se ka shtëpi në Ulqin dhe kishte udhëtuar me makinë, duke futur 50 euro ryshfet brenda në pasaportë, për të kaluar pikën kufitare me Shqipërinë .

“Unë udhëtova me makinë. Kam shtëpi në Ulqin, është hera e dytë që vij. Është shtëpia ime e dytë. Vetëm i futa 50 euro në pasaportë dhe kalova pa problem”, shton ai.

Kjo deklaratë e sinqertë e gjermanit, i ka kushtuar atij burgun, pasi policia e Malit të Zi e ka prangosur menjëherë.

Videon mund ta shihni duke klikuar këtu.