Aktorja Jennifer Aniston është parë të mbajë në gisht unazën e fejesës që Pitt i ka dhuruar në vitin 1999.

Sipas “The Mirror”, 51-vjeçarja vazhdon të mbajë unazën që kushton  $500,000. Dizanji i unazës thuhet se është i ngjashëm me një palë vathë që Pitt i ka dhuruar Jenn vite më parë.

Mediat e huaja shkruajnë se çifti është parë disa herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit madje përflitet se mund të jenë në diskutime për të bërë një martesë të dytë.

Vlen të thuhet se Pitt pas ndarjes nga Angelina Jolie u përfol për disa histori dashurie me gra të famshme nga bota e Hollywoodit, një ndër to ishte dhe Charlize Theron.