Karikaturisti Bujar Kapexhiu ka ironizuar përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, heshtjen e ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin në lidhje me drogën në Shqipëri.

Përmes karikaturës, Kapexhiu thumbon ambasadorët pasi ka përmbledhur deklaratat e kreut të opozitës Lulzim Basha në lidhje me kultivimin e kanabisit dhe heshtjen e dy ambasadorëve.