Ditën e martë Meksika u godit nga një tërmet i fuqishëm.

Disa ditë pas tërmetit, dëmet në njerëz dhe material janë të shumta dhe serioze. Njerëz të njohur dhe jo vetëm, janë solidarizuar duke dhënë ndihma personale për familjet e prekura. Dëmet e shkaktuara mbase do të rikuperohen me kalimin e kohës, por është e sigurt që shenja do mbesë përjetë, sidomos për ata që kanë humbur të dashurit e tyre, apo një vend me kujtime është shkatërruar.

Një ndër to, do të jetë edhe këngëtari spanjoll, Luis Fonsi, i njohur për superhitin botëror “Despacito”. Ai ka publikuar një foto ku na tregon se si duket sot, vendi ku ka xhiruar klipin e tij.

Fatkeqësisht, pamja aktuale është shumë e trishtë nga pasojat që ka lënë tërmeti.