SHBA – Megjithëse prej kohësh konsiderohet i moshuar, një 82 vjeçar është në kërkim të një gruaje. Si ai mund të ketë edhe të tjerë, por mënyra që ka zgjedhur i moshuari për të bërë kërkesën e tij është paksa e veçantë. Sandy McCulloch prej kohësh mban varur në qafë një tabelë ku ka shkruar: “Kërkoj grua”.

Kjo mënyrë e veçantë për të kërkuar shoqen e jetës nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët e Oregonit, në SHBA. Krahas kërkesës, 82 vjeçari ka parashtruar edhe karakteristikat që duhet të përmbushë e zgjedhura e tij. Sipas McCulloch gruaja duhet të jetë mbi 60 vjeç, të dojë librat, të ketë sens humori dhe të jetojë në Corvallis, Oregon.

“Kur je në moshën 20-25 vjeç kërkohet gruaja për arsye të tjera, në raport me ata që janë në moshën time. Unë po kërkoj një mike”,- shprehet Sandy.

Ai tregon se ideja për të varur kartelën në qafë i erdhi nga një batutë e një miku në spital, ku McCulloch punon si vullnetar.

“Në këtë spital kanë punuar shumë femra të vetmuara. Duhet të mbash një karton në qafë me të dhënat si e do gruan”,- i pati thënë miku i tij, dhe nga ai moment i moshuari po pret “vajzën e ëndrrave.”