A e kishit imagjinuar ndonjëherë një “James Bond” me ngjyrë”?! Ndoshta jo, por tashmë të gjithë fansat e filmit do duhet të mësohem me këtë ide, dhe ta përfytyrojnë ndryshe agjentin e ri që do të luajë këtë rol.

007 i ardhshëm, mund të jetë Idris Elba. Ka qenë vet aktori i cili u ka dhënë më shumë zë spekulimeve pas një mesazhi të koduar në Twetter ku shkruan: “Emri im është Elba, Idris Elba”.

Sipas raportimeve nga tabloidet britanike, producentja e filmit Barbara Broccoli, ka shprehur bindjen se ka ardhur koha që të jetë një aktor me ngjyrë ai i cili duhet tashmë të veshë kostumin e 007.

Seritë e reja të Bond do të dalin në kinema në Tetor 2019. Ato do të jenë të fundit për Daniel Craig, pas përmbushjes së kontratës së tij 5-vjeçare.

Craig ishte aktori i gjashtë që veshi kostumin e agjentit 007 pas Sean Connery në 1960, George Lazenby, Roger Moore, Timoti Dalton dhe Pierce Brosnan.