Thilo Kehrer, mbrojtësi i PSG, është shënjestruar nga rreperi Mokobe pas humbjes që kampionët e Francës pësuan në shtëpi kundër Lille, skuadër që mori vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Këngëtari francez me origjinë nga Mali është treguar i ashpër me mbrojtësin gjerman, të cilin PSG e ka blerë te Schalke 04 për shumën e 37 milion eurove.Mokobe nuk ka duruar dot dhe në “Twitter” shkruan: “Je një asgjë, nuk e meriton të veshësh fanellën e PSG. Ti meriton një kukull voodoo, po më dole përpara do të ta fus me kokë. Ndrysho sport dhe mos u kthe më kurrë”.