Italia është në planet e aktores së njohur Jennifer Lopez për të jetuar. Ajo ka planifikuar të zhvendoset në këtë shtet në jug të Europës, e shumë pranë shqiptarëve, për të pasur një jetë normale dhe më të thjeshtë.

50-vjeҫarja dëshiron të largohet nga Shtetet e Bashkuara për në Itali ose Bali, vende ku sipas saj gjen qetësinë e munguar. Tani, krahas muzikës dhe filmit, aktorja e “Hustlers” ka si synim të sajin edhe ndërrimin e vendbanimit.