JLo flet në një intervistë të gjatë për edicionin e ardhshëm të Super Bowl Hlaftime Show 2020, ku do të performojë së bashku me Shakiran:

“"Ndjej që është një gjë e madhe që dy gra latine të jenë në Super Bowl në Miami dhe mendoj se çfarë mund të bëjmë në ato 12-14 minuta, për t'i bërë të tjerët të kuptojnë vlerat në këtë vend…".

Më pas artistja flet për filmin ‘Hustlers’ dhe tregon që nuk ka marrë asnjë para për të prodhuar dhe interpretuar këtë film: "E kam bërë falas, mbështetem tek vetja ime. Kjo është Jenny From the Block. Bëj atë që dua, bëj atë që dashuroj…". 

Ndër të tjera Lopez prek edhe temën e një femre në moshën 50-vjeçare në Hollywood:

"Femrat në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë artistet, përmirësohen shumë teksa rriten dhe maturohen. Ka shumë prova për këtë. Shihni Meryl Streep, karriera e saj pati një hov pas moshës 40-vjeçare. E njëjta vlen edhe për Tina Turner, Cher…me kalimin e moshës, ato lulëzuan në një mënyrë që nuk kishte ndodhur më parë. Nuk ka motiv për të pasur turp për moshën tënde, sidomos kur e bën për të mirën tënde. Dhe mos e quani rikthim, jemi këtu prej vitesh!".

Në fund Jennifer flet për marrëdhënien e saj me Alex Rodriguez: "Jemi vërtet të njëjtë, në ambiciet tona, në atë që duam… Jemi të dy punëtorë shumë të mëdhenj. Udhëhiqemi nga pasionet tona dhe kemi një respekt shumë të madh reciprok…"