Jeta e saj është Renato Mekolli! (VIDEO)

27/05/2019 - 09:29

Jeta dhe Lulja janë dy njerëzit më të dashur për Luizën e cila ka lindur me sindromën down. Por ka gjëra për të cilat ato nuk influencojnë dot tek veprimet e vajzës dhe për këtë arsye është thirrur në “ndihmë” idhulli i saj, Renato Mekolli…!

Në 1992-shin lindi vajza, ishte pak ndryshe nga dy fëmijët e tjerë, u sëmurë pas 2 javësh dhe më tha që është me vrimë në zemër. Infermieret i kishin thënë burrit të bëjnë një gjiplërë që të mos jetonte më. Erdhëm në Tiranë të bënim një vizitë dhe më thanë nuk është normale, çdo gjë për mua u shemb. Nga Tirana jam kthyer në Lushnje duke qarë, nuk e dija çfarë ishte sindroma down. Njerëzit nuk reagonin mirë. Kur u rrit ajo filloi të kuptonte, sepse nuk e çonim në shkollë. Unë nuk kam bërë gjë për të. Shumë herë thotë unë nuk jam si të tjerët. Një vit më parë shkuam tek djali në Greqi, sepse lindi nusja dhe Luiza mori vajzën në krahë, filloi të qante sepse një ditë ajo do rritet dhe nuk do më kuptojë tha, unë nuk jam si gjithë të tjerët. Është shumë e dashur, e qeshur, është edhe pak dembele sepse e kemi llastuar pak. Ajo nuk shkruan dhe lexon shumë mirë, por Renato Mekolli e ka mësuar. E ngacmojmë pak dhe i përmendim kur Renato thyen pjatat ajo më bërtet. Do ëmbëlsirat si Renato, por ne nuk i arrijmë dot. Takimin me Renaton e shikon si magji. Ne kemi simpati, por Luiza është e çmendur fare. Ajo e do vetëm për vetëm takimin me Renaton. Gjithë kohës rri në YouTube vetëm me Renaton”, tregoi Jeta dhe Lulja.

Gazetari i rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” shkon në fshatin Zhame të Lushnjes për t’i dhënë mesazhin Luizës, e cila është shumë e emocionuar.

Lulja: Ti e di që të kam shpirt, të kam zemër. Dua të them që ti je më e mira në botë, je zemra jonë, drita jonë. Ti je si ne.

Jeta: Mami ka disa këshilla për ty. Dua që kur të zgjohesh në mëngjes të rregullosh krevatin tënd, telefonin që e mban nga mëngjesi deri në darkë.

Ardit Gjebrea shkon pranë Luizës dhe merr me video në telefon Renato Mekollin që është në studion ngjitur në “Santorini” dhe po bëhet gati për të shkuar në plazh.

Luiza: Jam e lumtur, jam te shtëpia ime.

Ardit Gjebrea: Amerikanët kanë një shprehje “You made my day”, “Ti e bëre ditën time”. Ky ishte gëzimi më i madh që mund të merrja këtë të diel.

Në anën tjetër të murit shfaqet idhulli i saj Renato Mekolli që e pret në një tavolinë të mbushur me ëmbëlsira të bëra nga ai vetëm për Luizën, të cilën e fton në restorantin e tij për një darkë familjare. Kur gjërat e vogla bëhen me dashuri të madhe edhe ndikimin mund ta kenë të jashtëzakonshëm. Luiza tashmë ka një motiv më shumë për të ndjekur këshillat e të ëmës, falë realizimit të ëndrrës për të takuar Renato Mekollin. Urojmë që me të tillë ëmbëlsi t’i shkojë jeta./tvklan.al

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Christine Sillman dhe vajza e saj, Tonya prenotuan në një hotel me katër yje për pushimet e verës, por u shokuan nga ajo çfarë gjetën.

Sipas një studimi të sapopublikuar, një numër i konsiderueshëm i fëmijëve nën moshën 5-vjeçare janë dëmtuar nga produktet kozmetike.

Një delfin ka sjellë në jetë të voglin e saj në bregun e Gjirit të Lalëzit.

Viti i parë i martesës mund të jetë po aq ngazëllues dhe rraskapitës.

Tragjedi pas tragjedie, historia e Bardhës i ngjan një filmi të frikshëm.

Kur vjen fjala tek aktorët e famshëm, modelet, këngëtarët etj, të gjithë janë të magjishëm përpara kamerave.

Urinimi i një burri nga një urë në Berlin të Gjermanisë ka shkaktuar disa të plagosur, sipas një autoriteteve gjermane.

Kompania ajrore meksikane "Volaris" ka nisur një program të quajtur "Ribashkimi familjeve" dhe po ofron bileta 1 dollarëshe për pasagjerë

Reme Lala është deputetja e Dibrës, e cila asokohe bënte fushatë për llogari të PDIU-së.