Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

J.K. Rowling boton romanin e parë për fëmijë

13/04/2021 - 22:17

Pas sagës së famshme “Harry Potter”, J.K. Rowling vjen me romanin e parë për fëmijë, që titullohet “Derrkuci i Krishtlindjes” dhe do të dalë në mbarë botën më 12 tetor 2021.

Romani do të jetë i disponueshëm në shtyp dhe ebook.

Në të paraqitet historia prekëse dhe drithëruese e dashurisë së një fëmije për lodrën e tij të preferuar dhe për çfarë ai është gati të bëjë për ta gjetur atë.

Një histori origjinale, e palidhur me veprat e tjera të J. K. Rowling, për fëmijë të moshës tetë vjeç e lart dhe një përrallë magjepsëse për të gjithë familjen.

Përpara “Derrkucit të Krishtlindjes”, Rowling iu kthye botimeve për fëmijë me përrallën zanore “The Ickabog”, i transmetuar në internet gjatë bllokimit 2020 për të argëtuar të vegjlit dhe më vonë u botua duke ia dhuruar të gjitha të drejtat e saj organizatës bamirëse “Volant” për të ndihmuar ata që u preken më shumë nga pandemia e COVID-19.

Libri do të jetë në dispozicion me ilustrime nga artisti fitues i çmimeve, Jim Field.

Kopertina do të zbulohet në muajt e ardhshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ermal Mamaqi është tani edhe një producent i njohur filmash dhe këtë e tregon suksesi i dy filmave të fundit “Dy gisht mjaltë” dhe “I lov

Ditën e sotme, Tea Trifoni ishte e ftuar në “E diell”, krah çiftit Melisa-Andi dhe sigurisht nuk ka shpëtuar pa folur për ta.

Xhaketa e stilit ushtarak, e veshur nga këngëtarja amerikane Janet Jackson gjatë turneut Rhythm Nation 1990, u shit në ankand në Beverly

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Ka nga ata personazhe që ende paguhen me

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama është parë në shkallët e stadiumit, i shoqëruar nga një vajze brune.

Floriana Garo, zëdhënëse e fushatës së PD-së, ka folur për herë të parë për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Shenja zodiakale nën të cilën kemi lindur zbulon gjithashtu se ndaj cilave mëkate jemi më të prirur të dorëzohemi.

Dashi

Dy vëllezërit Duka, Agron dhe Armand, kanë pozuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa konsumojnë një gotë verë të kuqe. 

Tabloja "Gruaja e ulur pranë dritares" e Pablo Picassos u shit sot 103,4 milionë dollarë gjatë ankandit të organizuar te Christie's, në N

Seriali i famshëm “Friends” do të rikthehet në HBO Max më 27 maj.