Angelina Jolie po shet në ankand pikturën e Winston Churchill, që u ble për të nga Brad Pitt si një dhuratë, thonë burime për Page Six. Por burimet nuk kanë thënë pse Jolie po kërkon ta shesë dhuratën e shtrenjtë të ish-bashkëshortes së saj.

Pitt, 57 vjeç dhe Jolie, 45 vjeç, janë ende të përfshirë në një betejë të pafund divorci, pasi njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2016.

Piktura e vitit 1943 e Churchill u ble për herë të fundit nga tregtari i antikave në New Orleans M.S. Rau në vitin 2011, për 2.95 milionë dollarë nga një blerës pa emër, dhe përfundoi në koleksionin e familjes së Jolie. Burimet tregojnë për Page Six se blerësi në atë kohë ishte koleksionisti i apasionuar i artit Brad Pitt, i cili ia dhuroi atë Jolie.

Piktura, “Tower of the Koutoubia Mosque”, u krijua nga Churchill për Presidentin Franklin D. Roosevelt dhe vlerësohet të arrijë deri në 3.4 milionë dollarë sipas Christie’s.

Churchill pikturoi “Kullën e Xhamisë së Kutubia” në Marrakech, Marok pasi ndoqi një konferencë në Casablanca në janar të vitit 1943 dhe ia dha Presidentit të SHBA-së Franklin D. Roosevelt.