Olti Curri me një video të postuar në rrjetet sociale ka imituar këngëtaren Jonida Maliqi dhe anglishten e saj në intervistën e saj të fundit, të dhënë për Eurovision 2019.

“Jo, jo, nuk jam fasadë, nuk jam fallco. Unë jam i vërtetë, jam real leather, vera pelle, lëkurë origjinale. 100% lëkurë. Kë të zë be? Qafsha të gjithë!”, – është shprehur Olti.

Jonida Maliqi, ndoshta nga emocionet, me vështirësi ka gjetur fjalët në anglisht. Madje disa herë i ka thënë ato në shqip.