Ju që shkoni në Santorini, mendoni edhe për gomarin!

16/07/2019 - 10:01

Mirëmëngjes nga Santorini! Mendoni edhe për gomarin, jo vetëm për vete: Pushuesit në Santorini duhet të reflektojnë paksa për kafshën e palodhur dhe të urtë, që nuk i thotë kurrë jo të zotit.

Ishulli mahnitës, një magnet për turistët, shquhet për rrugicat e ngushta malore, ku nuk kalon makina dhe të cilat me ngarkesë nuk i përballon dot askush pa ndihmën e këtyre kafshëve të urta e punëtore. Gomari në Santorini është i domosdoshëm jo vetëm për të bartur peshat, por edhe për shëtitjen e turistëve përmes rrugicave të qytezës.

Gomari është i duruar, por kjo kafshë po stërmundohet e po keqtrajtohet, kritikojnë organizatat për mbrojtjen e kafshëve, të cilat kanë dalë tani me thirrjen: Mbroni gomarin në Santorini. 

Nëse turistët do të shëtisin më këmbë rrugicave në shpat të malit vullkanik, me siguri që do ta shijonin shumë më tepër imazhin mahnitës të natyrës, do t’i bënin më mirë trupit të tyre duke e vënë më shumë në lëvizje, e mbi të gjitha do t’i çlironin sado pak gomerët në Santorini nga rropatja e parreshtur. /Deutsche Welle

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një hajdut fatkeq, i cili me motor ndalon pranë një banesë për të vjedhur një pako të lënë para derës.

Akademia e bukurisë “Nina Lyxury” në Durrës është solidarizuar më situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi prej të martës së 26 nëntori

Kur vjen fundi i vitit shumë persona shpresojnë që viti pasardhës të jetë më i suksesshëm dhe i mbarë. Çelësi i suksesit për të pasur një

Syzet e kitaristit të grupit të famshëm 'The Beatles’ janë shitur ditën e djeshme në një ankand në Londër më shifër të çmendur.

Edhe pse muaji dhjetor është i mbushur me festa gazmore, jo të gjithë mund të jenë të lumtur. Fundja, dimri është stinë e ashpër.

Duket sikur ka dalë nga një film i James Bond, por koncepti mund edhe të tregojë se e ardhmja e superjahteve është edhe nënujore.

Për disa, 2019-a ka fluturuar, për të tjerë duket sikur s'do të marrë fund kurrë.

Mijëra krijesa të çuditshme kanë pushtuar një plazh në Kaliforni. Krijesat pulsuese janë krimba në formë dhjami, ose “Urechis caupo”.

Përpara atmosferës së festave të Nëntorit, kur shumica e njerëzve bëjnë plane se ku do t`i kalojnë ato, sidomos kur dy ditët e festave i

Zakonisht për festa gjejmë në pemën e Krishtlindjes dhurata që na bëjnë të lumtur.