Kalonte shumë kohë në internet, 61-vjeçarja rreh keq të dashurin

14/04/2019 - 15:36

Një 61-vjeçare në Vergato, provincë e Bolonjas në Itali është arrestuar nga policia pasi kishte rrahur keq të dashurin, i cili përfundoi në spital për t’u mjekuar nga plagët e marra në fytyrë.

Shkak për zënkën mes çiftit ishte bërë fakti se burri kalonte shumë kohë në internet gjatë natës  Për t’i shpëtuar zemërimit të të dashurës së tij dhe për të mos marrë grushta të tjera, burri u mbyll në banjo dhe pikërisht nga aty e kanë gjetur edhe karabinierët, të cilët mbërritën në shtëpinë e çiftit.

Vetëm policët arritën të neutralizojnë zemërimin e gruas, e cila po përpiqej madje të shqyente derën, duke përdorur për këtë mobiljen e televizorit. Kur karabinierët mbërritën në mbrëmje në banesën e çiftit, burri ishte plagosur në fytyrë, ndërsa gruaja kishte për qëllim të vazhdonte rrahjet.

Zemërimi i gruas, sipas shpjegimit të saj në polici, kishte ardhur pasi bashkëjetuesi i saj lundronte fshehtas në një faqe interneti që asaj nuk i pëlqente. Burri u dërgua në urgjencë për të kuruar plagët e marra, të cilave iu deshën 8 ditë për t’u shëruar, ndërsa gruaja u arrestua.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth, monarkja me jetëgjatësinë më të madhe në botë, ka festuar të dielën 93-vjetorin e lindjes, d

Atëherë kur ëndrrat e Jolandës ishin bërë thuajse realitet, me një bashkëshort që e kishte zgjedhur vetë dhe dy fëmijë si fryt i dashuris

Skeleti i Ivan Klyucharev-it, 31-vjeçarit të zhdukur 2 vjet më parë e që aspironte të ishte iluzionist, u gjet i prangosur pas një peme n

Një diamant i rralë ngjyrë blu është zbuluar në Botswana.

Tani që ka bërë divorcin me partinë e saj, sepse nuk pranoi të dorëzojë mandatin e deputetit, Rudina Hajdari ka marrë përsipër që të bëjë

52-vjeçari Alberto Vazzoler, një ish-dentist nga San Donà di Piave në tetorin e vitit 2016 fshehu paratë te soba pasi nuk i kishte deklar

Pornostarja Anna Ciriani është mes kandidatëve për zgjedhjet në Parlamentin Europian.

Duheshin dhe 5 minuta të përfundonte ndeshja mes Siksers dhe Nets në NBA dhe në stolin e vendasve, Xhoel Embind, me bluzë ka mbuluar hund