Ndoshta nuk e dinit, por deputeti i PD-së, Klevis Balliu e ka nisur karrierën politike nga një profesion i thjeshtë, kamarier.

I ftuar në emisionin “Mos i fol Rudinës”, ai ka pranuar se në moshën 16 vjeç ka punuar si kamarier në një nga lokalet më të njohur në qendër të Tiranës.

Balliu i shtohet kështu listës së deputetëve të tjerë që e kanë pranuar se kanë punuar kamarier, duke marrë kujtuar se edhe vete Basha e ka pranuar se ka punuar kamarirer kur ka qenë student.

16 vjeç kam punuar kamerier te Piazza… Në një rast nuk e gjeta babin dhe u futa nëpër zyrat e PD-së dhe gabimisht u futa dhe të zyra e doktorit, z. Berisha”, ka thënë ai teksa është pyetur rreth nisjes së tij si politikan.

Por ai ka folur edhe rreth lidhjes së shumëpërfolur me gazetaren Ilda Bejleri të cilën nuk e ka mohuar, por thjesht e ka shoqëruar me buzëqeshje.