Mbyllja e Botërorit ishte fatlume për Francën, e cila fitoi trofeun më të madh futbollistik, pasi mundi 4-2 në finale Kroacinë.

Për ata që kanë preferuar të vënë baste gjatë zhvillimit të aktivitetit, Francë-Kroaci ishte shansi i fundit për të fituar para.

Skedina më e çmendur është kjo që mund të shihni në foton e mëposhtme.

Një qytetar i ka rënë në “kokë” rezultatit final, duke parashikuar fitoren 4-2 të Francës.

Ai ka vendosur 5 mijë lekë (të vjetër), me koeficientin 151, duke fituar 755 mijë lekë (të vjetër).