Dita e sotme në vendin tonë është karakterizuar nga reshje shiu dhe vranësira në pjesën më të madhe të vendit. Vendin e diellit të mëngjesit e zuri moti i përkeqësuar që u shoqërua me bubullima dhe rrebesh shiu.

Përkeqësimi i motit ka shkaktuar edhe fenomene të pazakonta tek Gjiri i Lalzit.

Siç shihet në videon që po publikojmë, në det është krijuar një tornado gjigante jo shumë larg bregut, rreth 500 metra, duke shkaktuar panik te ata pak persona që ndodheshin buzë detit.