Dukesha e Kembrixhit është gjithmonë në super formë fizike! E kuruar në detaje, nënë e tre fëmijëve, e përkushtuar dhe me një jetë aktive, në çdo dalje publike, Kate Middleton merr vëmendjen maksimale mediatike të shtypit rozë i cili i kushton hapësira të dedikuara për të si ikonë e stilit, veshjeve, etj.

Por, kohëve të fundit, syve kureshtar të gazetarëve dhe paparacëve nuk i ka shpëtuar një detaj: Kate Middleton ka gjithnjë një leukoplast në gishtat e dorës. Këtë fakt e dokumentojnë fotot e ndryshme që janë shkrepur kohë pas kohe në ngjarje dhe evente ku Kate Middleton ka marrë pjesë.

E fundit, ishte shfaqja e saj në show-n e luleve që u organizua në Chelsea, ku nuk i mungoi detaji i leukoplastit në dorë. E gjithë bota ka një pyetje: pse Dukesha e Kembrixhit ka gjithnjë një të tillë në gishtat e dorës?

Mos harrojmë se ajo është një kopshtare e apasionuar pas luleve dhe i kushton shumë kohë atyre, është nënë e tre fëmijëve që kanë gjithmonë të papritura, ka një qenush të vogël, por tashmë nuk është më sekret: Kate ka një pasion të madh edhe për kuzhinën ku ajo argëtohet për orë të tëra për të përgatitur receta të shijshme. Ndoshta, ndonjë pakujdesi ose incident i vogël mund të jetë shkaku se pse mund të çahet ose të vritet në gishta, e kështu ajo kujdeset për të vendosur leukoplast në çdo dalje të sajën publike.