Katër shenjat e horoskopit që do të kenë ndryshime të mëdha këtë vit

11/07/2019 - 20:28

Demi

Të lindurit në shenjën e Demit nuk janë më të prirurit për të ndryshuar, ata preferojnë stabilitetin. Megjithatë, në 2019, ata do të duhet të lënë zonën e tyre të rehatisë. Ne e kuptojmë se ne rritemi në jetë vetëm kur jemi të hapur për mundësi të reja, pavarësisht se si mund të ndihemi, të humbur apo të pamotivuar, kur mbetemi besnikë ndaj zakoneve dhe rutinave të vjetra, ne e lejojmë veten të konsumohemi nga jeta. Viti juaj do të jetë plot ndryshime pozitive, për t’i jetuar ato intensivisht dhe për të absorbuar mësimet e jetës, duhet të përmirësoni një pjesë të vetes, ju duhet ta pranoni ndryshimin.

Virgjëresha

Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë njerëz me një tendencë të madhe për të kontrolluar, ata duan që çdo gjë të bëhet në mënyrën e vet dhe shpesh refuzojnë të dëgjojnë mendimet e atyre që kanë përreth. Megjithatë, gjysma e dytë e 2019 do të ketë një ndryshim rrënjësor në sjelljen e tyre. Ju do të duhet të mësoni të jeni më të hapur, sidomos të dëgjoni opsionet, perspektivat dhe ndryshimet. Në këtë mënyrë do të ketë një përmirësim në marrëdhëniet tuaja me njerëzit e tjerë dhe do të keni më shumë mundësi për të ndarë njohuritë tuaja, duke rritur gjithashtu mençurinë.

Bricjapi

Të lindurit në shenjën e Bricjapit nuk janë shumë rezistente ndaj ndryshimit, kështu që gjërat do të jenë paksa më të lehta për ju. Transformimet tuaja do të jenë më intensive në anën e dashurisë dhe atë profesionale. Ju do të duhet të përballeni me shumë sfida që do t’ju vënë plotësisht jashtë rutinës tuaj normale dhe ju do të duhet të përballeni vetëm me këtë. Në shikim të parë mund të duket e frikshme, por në realitet kjo është një mundësi e madhe për t’u rritur, për të fituar urtësi dhe aftësi që ju kurrë nuk keni imagjinuar se do t’i kishit patur ndonjëherë.

Peshqit

Peshqit janë të lidhur natyrshëm me ndjenjat dhe intuitat e tyre. Për këtë arsye ata e ndjejnë kur janë në procesin e ndryshimit të jetës dhe po përgatiten për të. Në gjysmën e dytë të 2019 do të keni një ndryshim intensiv në bazë të pasigurisë suaj. Vetëbesimi juaj do të rinovohet dhe do të inkurajoheni që të përkushtoheni për gjithçka që dëshironi të bëni në jetë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vdekja tronditëse e George Floyd, afro-amerikanit që u vra nga policia gjatë arrestimit ka shkaktuar një reagim të jashtëzakonshëm në SHB

Miliarderi norvegjez Kjell Inge Rokke, i cili ka vënë një pasuri të madhe nga nxjerrja e naftës, po ndërton një jaht madhështor i cili ka

Jorge Rodriguez-Gerada ka pikturuar në një park në New York, portretin e një mjeku që vdiq nga koronavirusi.

Revista Forbes përmes një artikulli ka pretenduar se Kylie Jenner nuk është më miliardere dhe se ajo ka gënjyer për shifrat e dhëna.

Unaza prej 14 karat ari dhe diamanti, të cilën Kobe Bryant ia dhuroi mamasë së tij 20 vjet më parë, është shitur për një  shumë prej 206 

Fotot e fundit të miliarderes së njohur, motrës së Kim Kardashian, Khloe kanë ngjalluar mjaft diskutime në rrjet.

Pas një operacioni të policisë nga Bosnja dhe Hercegovina, janë arrestuar plot 35 persona.

Nëna e dy fëmijëve, Laura Higginson, e cila po trajtohej në spital për një pneumoni të dyshimtë, vdiq pasi iu administrua aksidentalisht

Jona Shehaj gjatë kësaj kohë karantine ka përdorur shumë aplikacionin “Tik Tok”, por një video e saj ka marrë dhe vëmendjen e kryeministr

Deputeti Selami Jenishehri ka lënë gojëhapur të gjithë publikuan teksa është shfaqur me një model të ri flokësh.