Katy Perry pranon depresionin gjatë shtatzënisë: Do të më shihni kur të rikthehem

04/07/2020 - 16:37

Ylli i muzikës pop Kate Perry, ka pranuar së fundmi depresionin dhe ankthin gjatë shtatzënisë me disa postime ‘kriptike’ në rrjetet sociale, ku gjithashtu premton se “kur të më rikthehet buzëqeshja do të marrin fund dashakeqtë”.

35-vjeçarja ka folur hapur me fansat për problemet e shëndetit mendor, teksa pret fëmijën e parë me të fejuarin, aktorin Orlando Bloom.

Këngëtarja shtatzënë që pret të lindë një vajzë brenda verës, shpërndau mesazhin në llogarinë e saj në Twitter.

Mesazhi vjen pak javë pasi Kate, gjithashtu gjykatëse në konkursin e talenteve ‘American Idol’ pranoi se ka ndjerë “çdo emocion” gjatë shtatzënisë së saj me plot ulje e ngritje.

“Kam qenë nën çdo emocion që mund të ketë, kam qenë e ezauruar, në ankth, e lumtur, në depresion, të gjitha. Bota është diçka e paparashikueshme, sidomos kur sjell në botë një person të ri”, tha ajo gjatë një interviste.

Ajo shtoi se i fejuari i saj Orlando, 43 vjeç, është i emocionuar për lindjen e vajzës. Aktori i filmit Piratët e Karaibeve ka dhe një djalë 9-vjeçar nga marrëdhënia me ish-gruan Miranda Kerr. Çifti thotë se ende nuk kanë vendosur për emrin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shënojeni diku emrin Elina Zhengo pasi me siguri do ta dëgjoni shpesh në të ardhmen si një ndër atletet më premtuese në Europë.

Një foshnjë raportohet se ka lindur shëndoshë e mirë në Kinë, megjithese i ishte mbështjellë kordoni i kërthizës rreth gjashtë herë përre

Fotoreporteri Bilal Jawich ishte në shtëpinë e tij, në periferi të Bejrutit kur një shpërthim, i cili ka lënë të paktën deri tani mbi 100

Ujori është një nga ato shenjat e ndërlikuara që i jep më shumë rëndësi miqësisë sesa marrëdhënies në çift.

Hudhra njihet gjerësisht për përfitimet e mëdha shëndetësore.

Gazetari i njohur Alfred Lela ka pozuar nudo përpara aparatit fotografik, duke vendosur një gjethe përpara organit gjenital.

Shenjat astrologjike shpesh zbulojnë shumë sekrete rreth një personi.

Shumë individë  kanë një zakon të keq për të mos pastruar sende që vijnë në kontakt me lëkurën aq shpesh sa duhet.

Familja Bates nga Tennessee i SHBA-ve, ka jo pak po 21 anëtarë.

Modelja e njohur, Gigi Hadid është duke shijuar periudhën e saj të shtatzënisë.