Bashkëshortja e reperit Stresi festoi ditëlindjen. 

Edhe pse larg njëri-tjetrit, ata nuk i kanë kursyer urimet të cilat u bënë publike dhe për fansat.

Keisi gjendet në Kanada ndërsa Stresi në arrest. Një surprizë emocionuese për bukuroshen ka qenë dhe ajo e familjes së partnerit të saj.

 “Çdo të thotë të kesh njerëz aq afër zemrës sa që as distanca nuk të ndan! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj që nuk më ka munguar kurrë. Ndihem krenare që mbaj mbiemrin Lushaj”,-shkruan ajo.

Kejsi ka falenderuar edhe familjen e saj dhe partnerin me disa foto të tjera.

“Faleminderit i shtrenjti ime. Urimi yt gjithmonë është i pari, dhuratën më të bukur, dashurinë ma jep ti. E vetmja dëshirë e imja është të jemi krah njëri-tjetrit shumë shpejt”, shkruan ajo për Stresin.