Këngëtari i njohur Harry Styles, ditën e Shën Valentinit është përballur me një situatë të vështirë. Sipas “Daily Mail”, ai është grabitur me thikë teksa ishte duke ecur në një nga rrugët e Londrës.

Për fat të mirë, ish-këngëtari i grupit ‘One Direction’ nuk ka mbetur i lënduar, por i është përgjigjur menjëherë thirrjes së grabitësit për t’i dhënë gjithë të ardhurat që kishte me vete.

Harry ka mbetur i shokuar nga incidenti i ndodhur. Policia vazhdon kërkimet për kapjen e grabitësit.