Këngëtarja Dolores O’Riordan ka vdekur në mënyrë të papritur në një hotel në moshën 46-vjeçare, ka konfirmuar publicisti i saj.

Ylli i rrokut, që ka performuar kohët e fundit me bandën e saj “D.A.R.K.” po qëndronte në Londër.

Publicisti i saj nuk dha detaje të tjera në lidhje me shkakun e vdekjes, përveç faktit që ndodhi krejt papritur dhe se familjarët e saj janë të shkatërruar.