Këngëtarja shqiptare humb babanë, përlot me postimin e saj

12/01/2019 - 14:34

Jeta është me të vërtetë me surpriza. Asnjëri prej nesh nuk mundet të parashikojë ndarjet nga jeta të personave më të afërt dhe prandaj të tilla ndarje janë gjithmonë të dhimbshme. Kështu i ka ndodhur edhe Julka Gramos, e cila ditën e djeshme ka humbur njeriun e shtrenjtë, babanë e saj.

Me anë të një postimi në ‘Instagram’, Julka ka treguar se si për ironi të fatit ditën sot e nisi me shumë pozitivitet, por iu desh ta mbyllte me ndarjen nga jeta të njeriut më të dashur.

“Sa ironike…Sot e nisa ditën me të qeshura të mëdha me një video të Ellen DeGeneres dhe ju urova një ditë plot buzëqeshje, pa e ditur se disa minuta më vonë dita ime do të merrte një kthesë 360 gradë… Sot humba babanë tim… Sigurisht nuk qeshja dot si Ellen, por buzëqeshja kur shihja se sa kujtime të bukura dhe sa shumë respekt e dashuri kishin të gjithë njerëzit për të…Jam krenare për njeriun e fortë, të dashur, punëtor, të palodhur e të sakrificave që ishte, la shtëpinë plot me dashuri…ndihem me fat për të gjithë familjen dhe miqtë që na u gjendën pranë në këtë ditë të vështirë… ‘Të jetosh në zemrat që ne lëmë pas nuk do të thotë të vdesësh’”, – ka shkruar moderatorja. Ndërsa në një tjetwër foto shkruan “Ti nuk do të jesh më me mua asnjëherë, por dashuria për ty nuk do të vdesë kurrë. Të dua shumë babi”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet malajziane sekuestruan më shumë se 5 mijë breshka të vogla, të cilat u zbuluan në dy valixhe në aeroportin e Kuala Lumpur.

Policia e Berlinit do të vazhdojë të veshë uniformën e plotë të verës, përfshirë pantallonat e gjata dhe mund të heqë vetëm kapelën në va

Bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa me anë të një postimi në "Instagram" ka dhënë mbështetjen për rikandidimin e

Jemi mësuar ta shohim të kuruar në daljet e saj por kur miliarderja më e re në botë doli pa make-up dhe pa asnjë filter, njerëzimi u shok

Gjatë procedurave të divorcit, gjykata argjentinase vendosi t’i jepte rëndësi punës më të papaguar; punëve të shtëpisë!

Sozia e Lionel Messit rikthehet dhe një herë në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për ngjashmërinë e tij shumë të madhe me sulmuesin argj

Një çift ka festuar dy gjërat më të bukura që i ndodhën në jetën brenda vetëm 30 sekondash.

Sipas një studimi të World Anti-Doping Agency, spinaqi përmban një substancë që përshpejton rritjen e forcës në trajnim.

Piktura “Giuditta e Oloferne”, e mjeshtrit të madh italian Caravaggio, që pritej të dilte në ankand të enjten në Tuluzë, iu dha me një ma