Këngëtarja e njohur, Jeta Faqolli është një nga emrat e showbizzit që së fundmi ka rrëfyer eksperiencën e saj më Covid-19.

Me anë të një postimi në Instagram, Jeta ka treguar se tashmë e ka kaluar Covid-in, ama kalimi nuk ka qenë aq i lehtë për të.

“Ky dreq virusi më la shtrirë 3 ditë në shtrat. Këputje trupi, djeigue mushkërish, dhimbje koke të tmerrshme!”, – shkruan këngëtarja. “E kalova vetëm me paracetamol, çajra me mjaltë dhe mbi dyshek me ngrohje”.

“Sot i thashë ‘ik pirdhu’ se do vazhdoj jetën normal!”, – ka mbyllur shkrimin e saj Faqolli.

Jeta Faqolli është një prej personazheve të shumtë të showbiz-it që flet hapur për eksperiencën me Covid-19 dhe që e kalon në kushte të shtëpie, për fat të mirë.