Google Maps është bërë "shkaktar" për divorcin e një çifti pasi bashkërshorti zbuloi se gruaja e tij e tradhtonte me një tjetër.

Ai po kërkonte një rrugë në internet kur pa bashkëshorten ulur në një stol duke i përkëdhelur flokët një tjetri teksa mbante kokën e tij në prehër.

Fotografitë u bënë në vitin 2013 në Peru, po burri i zbuloi vetëm kohët e fundit, ndërsa vuri re qartë rrobat e bashkëshortes së tij.

I zemëruar u përball me gruan tradhëtare dhe çifti u divorcua.