Përdorimi i telefonit në ambient publik mund të jetë shumë i dëmshëm, madje mund të të vërë në rrezik edhe kokën.

Këtë e ka kuptuar më së miri kjo grua amerikane e cila ka pësuar lëndime serioze nga përdorimi i telefonit në rrugë. Ajo ishte duke ecur me telefon në dorë në një rrugë të New Jersey-t kur papritmas ra në një gropë.

Dy kalimtare tentuan ta shpëtojnë, por gjithçka ishte e kotë. Ajo ka përfunduar në spital me fraktura serioze.