Ashtu siç ka njerëz fatkeqë në këtë botë, ka dhe nga ata që vërtet i buzëqesh fati një ditë. Dhe kështu ka ndodhur me një rumun, që është surprizuar kur ka gjetur 95 mijë euro brenda një dollapi të përdorur, të cilin e kishte blerë në internet.

Adela Stanica i tha “Associated Press” të martën se bashkëshorti i saj, punëtor ndërtimi, kishte blerë dollapin në një faqe online popullore. Ditë më vonë, teksa ajo po gatuante, bashkëshorti i saj Samuel, kishte shkuar duke bërtitur: “Hajde shiko çfarë gjeta!” Bëhej fjalë për një kuti metalike brenda së cilës ishin vendosur monedha 500 euroshe.

Pasi kishin numëruar eurot zbuluan se aty ndodheshin 95 mijë euro. “Ishim të shokuar. Nuk kemi fjetur gjithë natën. Menduam se ishte një kurth. E dinim që duhej t’i kthenin ato para mbrapsht”, tha nëna e katër fëmijëve.

Pastaj bashkëshorti udhëtoi drejt fshatit Bichigi në perëndim të Rumanisë, ku dhe jetonte pronari i dollapit që kishin blerë. Ky i fundit i kishte treguar se dollapi i përkiste babait të tij të vdekur dhe ai nuk ia kishte pasur idenë e parave.

Pronari i vjetër i dollapit kishte shpërblyer punëtorin për ndershmërinë që kishte treguar duke dorëzuar eurot që nuk ishin të tijat.